Fidan Aliti do t’i bashkohet Besiktasit, Skënderbeu përfiton mbi gjysmë milionë euro
Fidan Aliti pritet që shumë shpejt ta bëjë hapin e madh në karrierë.
Ish-futbollisti i Skënderbeut të Korçës pritet t’i bashkohet gjigantit turk, Besiktas, shkruan Zëri.info.
Aliti që është shtyllë e mbrojtjes te Përfaqësuesja e Kosova, momentalisht është pjesë e Kalmarit në Suedi.
Por, me paraqitjet e mira te skuadra suedeze, Aliti ka rënë në gjurmët e Besiktasit, klub i cili do ta tentojë transferimin e mbrojtësit shqiptar gjatë verës.
Dhe në rast të shitjes së Alitit në Turqi, Skënderbeu i Korçës do të përfitonte 25 për qind të shumës së transferimit.
Ndryshe, vlera e 26-vjeçarit në tregun e transferimeve sipas faqes së specializuar ‘Transfermarkt’ është 550 mijë euro.