Kosova sonte do ta ketë një ndeshje shumë të rëndësishme ku do të ballfaqohet me Spanjën derisa, Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë bileta për ndeshjen.
“Federata e Futbollit të Kosovës njofton poseduesit e biletave që t’i ruajnë ato si dëshmi për lëvizje të lirë pas ndeshjes Kosovë – Spanjë gjatë orës policore”, thuhet fillimisht në njoftim.
Kujtojmë se ora policore në Kosovë nis nga ora 22:00.
“Gjithashtu njoftojmë të gjithë ata që e shfrytëzojnë parkingun prapa Pallatit të Rinisë që pagesën e parkingut mund ta bëjnë edhe gjatë hyrjes, me qëllim që të shmanget grumbullimi dhe tollovia e tepërt e veturave tek pjesa e pagesës pas përfundimit të ndeshjes”, thuhej tutje në njoftim.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përcjellur ndeshjen është i lejueshëm vetëm 10% e kapacitetit të stadiumit.