FFK tregon se a do të zhvillohet finalja Prishtina-Ballkani

Qeveria e Kosovës pritet që të miratojë masa të reja shkaku i koronavirusit dhe një nga këto masa është edhe ndalimi i aktiviteteve sportive.

“Ndalohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive në ambientet të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë shkollat e futbollit dhe sporteve të tjera, trajnimet e të gjitha lëmive dhe ngjashme” thuhet në propozim-vendimin e ri, shkruan Sinjali.

Kurse nesër është planifikuar të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në mes Prishtinës dhe Ballkanit, ku fituesi i kësaj ndeshje do të merr pjesë në evropian mirëpo shkaku i këtij propozim-vendimi kanë filluar dyshimet nëse do të zhvillohet kjo finale.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihun i cili ka treguar nëse do të zhvillohet kjo ndeshje.

Sipas Salihut, kjo finale do të zhvillohet dhe do të ishte tragjedi pezullimi i saj.

“Është ndeshja e fundit e në të cilën do të vendoset se cila skuadër do të marrë pjesë në evropian, do të ishte tragjedi mos lejimi i kësaj ndeshje”, ka thënë Salihu.

Po ashtu sipas propozim-vendimit të ri është treguar se nëse hyjnë në fuqi masat e reja, të gjitha do të fillojnë të zbatohen që nga sot përveq ajo e aktiviteteve sportive e cila do të hyjë në fuqi që nga 30 korriku.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet nga ora 17:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *