FFK publikon orarin e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës

Fillimi i javës së ardhshme do të shënojë rikthimin e futbollit në Kosovës pas po thuajse tre muajsh mungesë si pasojë e pandemisë COVID-19.

Skuadrat elitare kanë nisur zyrtarisht stërvitjet tash e 10 ditë, megjithëse duket se shumica prej tyre po thuajse nuk i kanë ndërprerë ato fare, duke stërvitur fshehurazi edhe gjatë periudhës kur një gjë e tillë ishte e ndaluar. Federata e Futbollit e Kosovës, sot, e ka publikuar orarin e ndeshjeve të para gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. Ndeshja e parë do të zhvillohet, të martën, më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, derisa ndeshja tjetër ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, zhvillohet, të mërkurën, më 3 qershor, në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ndeshjet e kthimit janë paraparë të zhvillohen më 17 qershor.

Orari i ndeshjeve
E martë, 2 qershor

18:00 Prishtina-Drenica

E mërkurë, 3 qershor
16:00 Ballkani – Feronikeli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *