Federata e Futbollit e Kosovës, ka marrë vendim së bashku me trajnerin Franco Foda t’i përjashtojë nga ekipi kombëtar tre lojtarë.
Arjanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga skuadra për shkak të thyrrjes së rregullave dhe disiplinës.
Njoftimi i plotë i FFK-së:
Njoftim nga ekipi i Kombëtares së Kosovës
8 shtator, 2024 – Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita.