Sezoni i ri i Superligës së Kosovës pritet të jetë nën vëzhgimin e sistemit VAR.
Kryetari Agim Ademi e kishte paralajmëruar një gjë të tillë muaj më parë dhe duket se kjo tani edhe do të konkretizohet me videon që sjell pamjet nga përdorimi i parë.
Ditën e djeshme, në ndeshjen miqësore mes Ballkanit dhe Vitisë është përdorur për herë të parë sistemi i VAR-it.
Ndërkohë, përdorimin e VAR-it do mund ta shohim edhe në takimin e Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.