Do të ketë ndryshime në dukjen e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Shtëpia më e madhe e futbollit kosovar FFK do të ndryshojë logon aktuale.
Ndryshimi i logos do të bëhet që nga dita e nesërme (e martë) 23 mars.
Përveç logos së re, edhe fanellat e Përfaqësueses së Kosovës do të jenë të reja, pasi ato do të prezantohen nesër.
Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës në një njoftim për media.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Të nderuar/a
Ju njoftojmë se nesër (më 23 mars), në orën 12:00, në hotel “Emerald” do të bëhet prezantimit i logos së re të FFK-së dhe i fanellave të reja të Kombëtares për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katari 2022”.
Ju mirëpresim!
Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës