FFK jep lajmin e keq/ Ylli i skuadrës lëndohet në stërvitje, mungon në ndeshjet e qershorit

Kosova nesër do ta nisë aventurën e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve, derisa sot ka udhëtuar drejt Qipros.

Gjithsesi, një lajm i keq ka ardhur nga kampi dardan pasi ylli i skuadrës, futbollisti i Torinos, Mërgim Vojvoda ka pësuar një lëndim dhe nuk ka mundur të udhëtoj drejt Qipros.

Ai do t’i humbë të gjitha ndeshjet e Qershorit pasi tashmë ka udhëtuar drejt Torinos për të kuptuar në detaje se për çfarë lëndimi bëhet fjalë.

“Me ekspeditën dardane nuk ka udhëtuar Mërgim Vojvoda, i cili për shkak të lëndimit është larguar nga grumbullimi, për të vazhduar me trajtim të lëndimit në klubin e tij”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja Qipro – Kosova luhet nesër nga ora 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *