FFK-ja thotë se nuk ka kërkuar kredi në FIFA, insiston se është vetëm keqinterpretim

Shtëpia e futbollit kosovar, FFK nëpërmjet një sqarimi ka hedhur poshtë raportimet se kanë kërkuar kredi në FIFA.

Federata e Futbollit të Kosovës thotë se nuk ka nevojë për kredi në FIFA, ngase qëndrojnë mirë në aspektin financiar.

“Si sqarim, FIFA nuk është institucion bankar për të lëshuar kredi me kamatë, por sipas “FIFA COVID-19 Relief Plan” të miratuar në vitin 2020, FIFA për të ndihmuar federatat dhe konfederatat anëtare të saj, lëshon në shfrytëzim (jep hua pa kamatë) mjete financiare nga 500.000 deri në 5 milionë dollarë (planin mund ta gjeni në ëebfaqen e FIFA-s).

“Për të shfrytëzuar këtë shumë parash, çdo federatë duhet të aplikojë në FIFA për aq sa i takon, e që është jo më shumë se 35% e të ardhurave vjetore të shoqatave anëtare. Më pas mjetet kthehen për një periudhë kohore afatgjate nga të ardhurat mujore që gjeneron federata”, thuhet në komunikatën sqaruese të FFK-së për opinionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *