Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është lënduar në stërvitjen e fundit dhe mbetet në dyshime për ndeshjen ndaj Irlandës Veriore.
Lajmin e ka konfirmuar edhe FFK-ja përmes uebfaqes së saj.
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën Veriore, mirëpo ekziston mundësia që Zhegrova të jetë mungesa e radhës te “Dardanët”.
“E telasheve me mungesa gjatë seancës së sotme stërvitore iu shtua edhe lëndimi i Edon Zhegrovës. Si rrjedhojë, ai u detyrua ta braktisë stërvitjen dhe të shkojë për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore, pas të cilave do të mësohet nëse do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kosova dhe Irlanda e Veriut përballen të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në takimin e vlefshëm për grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.