Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar futbollistin e Dukagjinit, Leorant Marmullaku pas ndërhyrjes brutale që i kishte bërë Lorik Maxhunit.
Në ndeshjen e barazhit mes Flamurtarit dhe Dukagjinit, Marmullaku bëri ndërhyrje të tmerrshme ndaj Maxhunit, duke i shkaktuar frakturë në këmbë.
Maxhuni ishte larguar menjëherë nga fusha dhe me anë të urgjencës u bartë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u operua
Komunikata e plotë e Komisionit Disiplinor:
“Lojtari i KF ”Dukagjini” me nr fanellë 16 Leonard Marmullaku dhe nr ID 002345M02. Në minutën e 90+, ndërhyn brutalisht ndaj lojtarit kundërshtar, duke i shkaktuar lëndim të rëndë (fraktur në këmbë), me ç`rast e ka paaftësuar për lojë për një kohë të gjatë. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 44 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore:
Dënohet me tetë (8) ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK”, shkruhet në komunikatë.
Nga ana tjetër, Maxhuni do detyrohet për një kohë të gjatë të qëndrojë jashtë fushës së gjelbër.