Federata e Futbollit të Kosovës ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen e Ismet Bajramit, ish-futbollistit të Dritës që ndërroi jetë dje.
“E nderuara Familje Bajrami,
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Ismet Bajrami, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Ismet Bajrami ka dhënë kontribut të çmuar në futbollin kosovar, veçmas në periudhën e mbijetesës dhe sakrificës, fillimisht si portier e më pas edhe si zyrtar në klubin e Dritës.
Ismeti në komunitetin e futbollit njihej si njeri i urtë e punëtor i zellshëm, andaj si të tillë do ta kujtojmë pëherë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së”, thuhet në ngushëllimin e FFK-së.