Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, sot në mbledhjen e rregullt ka analizuar javën e 22-të në BKT Superligë dhe Ligën e Parë.
Duket se kjo javë pavarësisht se solli ndeshje shumë rivalizuese kalojë e qetë pa ndonjë gjest josportiv.
I vetmi lojtar që ka përfunduar në Disiplinor është futbollisti i Llapit, Benjamin Emini i cilu u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Malishevës.
“Inicim disiplinor ndaj, lojtarit të FC ”Llapi” me nr fanelle 8, Benjamin Emini dhe nr ID.000209M92. MOTIVI: Ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit, duke mohuar mundësinë e kundërshtarit për gol, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Malisheva”, thuhet në njoftimin e FFK-së.