Festimi me shqiponjë, Lichtsteiner tregon arsyen e vërtetë: Shumë shqiptarë…

Stephan Lichtsteiner e mbylli me futbollin e luajtur në fundin e këtij sezoni.

Ai është një personazh i dashur për shqiptarët, pasi në fitoren e Zvicrës me rezultatin 2-1 kundër Serbisë festoi ashtu si Shaqiri e Xhaka me shqiponjë.

Ishte fitorja e Euro2016 kundër Serbisë 2-1 një nga ndeshjet më emocionuese që ka luajtur dhe e pranon diçka të tillë. Shtatlarti e shpjegon dhe njëherë sipas mënyrës së tij një festë të tillë.

“Solidarizohem gjithmonë me shokët e skuadrës, ky është shkaku pse festova me simbolin e shqiponjës. Ndeshja me Serbinë ishte më ekstremja në aspektin emocional, sepse kishim shumë futbollistë shqiptarë në ekip. Pastaj edhe goli i Shaqirit në minutën e 90, ishte një çmenduri“, – tha Lichtsteiner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *