Bernard Berisha shënoi golin e vetëm të Kosovës në mbrëmjen e djeshme, ku humbën me shifrat 1-2 kundër Greqisë.
Një gjysmë-roveshatë spektakolare nga ana e ish-lojtarit të Skënderbeut, që në momentin e festimit nuk ka duruar dot.
Gjesti i tij shkonte drejtpërdrejt për trajnerin Challandes, që nuk i ka dhënë hapësira futbollistit.
Një çështje kjo që ka hapur diskutim dhe ka tërhequr shumë vëmendje. Jashtë kësaj teme nuk qëndron as menaxheri i Bernard Berishës.
Shkumbin Qormemeti ka shpërndarë në rrjetin e tij social një foto të lojtari dardan, të shoqëruar me fjalët: “Shpresoj që trajneri Challandes ta ketë kuptuar se kush është Bernard Berisha”.