Torres theu rekordin e Messit dhe tani është lojtari më i ri nën urdhëratë e Guardiolës që shënon het-trik në një ndeshje.
Ferran Torres ka shkëlqyer në fitoren 4-3 të Manchester City ndaj Newcastle United.
Sulmuesi spanjoll arriti të realizojë het-trikun e parë me fanellën e klubit anglez dhe theu një rekord 11-vjeçar.
Ai u bë lojtari më i ri nën drejtimin e Pep Guardiolës që shënon tre gola në një ndeshje.
Këtë rekord e mbante Lionel Messi që e vendosi 11 vite me parë te Barcelona me Guardiolën.