Feronikeli nuk ka arritur më shumë se barazimi 2:2 me Drenicën, në ndeshjen e javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Trajneri i skuadrës nga Drenasi, Afrim Tovërlani, është shprehur i pakënaqur me mënyrën se si i pësoi golat Feronikeli, ndërsa ka theksuar se rivalët e skuadrës së tij po e kanë nga një ditë më tepër pushim.
“Është e pakuptueshme, dy herë na erdhi Drenica te porta dhe dy herë na realizoi. Gjyqtari nuk ishte i përgatitur për këtë nivel loje. Çdo javë kundërshtarët tonë po kanë nga një ditë më shumë pushimi, orari nuk është i duhuri sepse ne kemi 9 ndeshja brenda 4 ditësh”, deklaroi Tovërlani pas ndeshjes për ‘Art Sport’.
Në javën e 4-t Feronikeli është mysafir i Arbërisë, e cila në tri javët e para ka shënuar dy fitore dhe një barazim.