Gjatë ditës së sotme skuadra e Feronikelit ka mbajtur një takim me trajnerin Faruk Elshani dhe futbollistët.
Elshani u konfirmua edhe një herë nga klubi si kryetrajner për sezonin e ri. Mbështetja për këtë vendim ka ardhur nga lojtarët dhe kryesia e Feronikelit.
“Elshani u konfirmua edhe një herë nga klubi si krye-trajner për sezonin që po hyjmë duke pasur edhe mbështetjen e lojtarëve, edhe të Kryesisë së Feronikelit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Gjithashtu, skuadra nga Drenasi njofton se gjatë ditës së hënë, pritet të fillojnë stërvitjet me intensitet më të lartë, stërvitje në të cilat do të bashkohen edhe prurje të reja.