Ndeshja më interesante e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll u zhvillua ndërmjet Gjilanit e Feronikelit.
Ashtu siç është pritur ajo solli një lojë të fortë, ndërsa në fund triumfues doli Gjilani me një gol të shënuar 1:0.
Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Klodian Duro për “ArtMotion” tha se kanë zhvilluar ndeshje të mirë por fati nuk ishte në anën e tyre.
“Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, por në futboll gjithçka ndodhë, u rikthyem mirë në lojë kundër një Gjilani mjaft të fortë. Na mungoi fati. Asnjë skuadër nuk është në objektivat e veta, madje as ne”, tregoi ai.
“Nuk jemi komod në tabelë, por në kampionat, bëmë maksimumin që në kohë të shkurtë ta kapim Evropën. Futbolli është i bukur pasi ka këto të papritura”, përfundoi trajneri Klodian Duro.