Feronikeli pret Dritën në ndeshjen e fundit të xhiros së 23-të në Superligë

Xhiro e 23-të në elitën e futbollit kosovar do të përfundojë sot.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli pret kampionin në fuqi, Dritën.

Dy skuadrat në këtë takim vijnë pas fitoreve të realizuara javën e kaluar dhe kërkojnë maksimumin e pikëve.

Vendasit duan tri pikët në mënyrë që të jenë më të qetë, pasi ende nuk kanë siguruar mbijetesën në Superligë.

Në anën tjetër kampioni në fuqi i Kosovës, Drita kërkon pikët e plota që të rikthehet në kry të tabelës pas fitoreve të arritura nga rivalët Ballkani e Prishtina.

Feronikeli e Drita janë përballur dy herë këtë edicion, ku bilanc më të mirë ka skuadra gjilanase.

Kampioni në fuqi i Kosovës kishte fituar me rikthim në Drenas 1-2, derisa sfida në Gjilan kishte përfunduar pa fitues 1-1.

Takimi mes dy ekipeve do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ me fillim nga ora 13:30 dhe do të gjykohet nga Tefik Maloku me ndihmësit Bujar Selimaj e Besnik Morina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *