Ka përfunduar pjesa e parë në dy nga tri përballjet që po zhvillohet sot, në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Feronikeli dhe Dukagjini kanë shkuar në pushim me rezultat të pandryshuar 0-0 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Përkundër cilësive që posedojnë dy skuadrat, vendasit kanë rezistuar mjaftë mirë duke mbajtur portën e paprekur përkundër tentimeve të mysafirëve.
Vlen të përmendet se “Hithat” kishin mundësi ideale me Cariocen kur goditi shtyllën nga distanca në mintuën e 40-të.
Në duelin që po zhvillohet në Lipjan, Ulpiana është në epërsi kundër Drenicës.
Goncalves ka qenë autor i golit të vetëm të 45 minutave të para në “Sami Kelmendi”.
Lojtari i huaj shënoi në minutën e 30-të nga gjuajtja e lirë për t’ia dhënë avantazhin lipjanasve.
Kujtojmë se ndeshja tjetër që ka nisur nga ora 13:30 është edhe ajo mes Prishtinës dhe Gjilani. Momentalisht aty po rrjedhë minutën e 15-të ndërsa rezultat është 0-0.