Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.
Feronikeli dhe Drenica kanë barazuar në derbin drenicak.
Ishte një gol i shënuar nga Simonovski në minutën e parë që i dha avantazhin “Industrialistëve”.
Drenica arriti të barazoi shifrat në fund të ndeshjes me golin e shënaur nga Kreshnik Uka.
Në anën tjetër, Arbëria ka triumfuar me përmbysje ndaj Besës me rezultat 2 me 1.
Besa kaloi në avantazh e para me golin e Brrutit, por më pas Arbëria e përmbysi rezultatin për fitoren e madhe.
Kjo fitore i jep shpresa Arbërisë për ta siguruar edhe një vit në Superligë.