KF Feronikeli ’74 do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës nga sezoni i ardhshëm.
Skuadra nga Drenasi u shpall sot kampione e Ligës së Parë – Grupi A.
Feronikeli ’74 luajti baras pa gola me A&N në ndeshjen e javës së 27-të dhe të fundit për këtë sezon.
Një pikë i mjaftoi skuadrës së drejtuar nga Granit Begolli që të sigurojë ngjitjen direkt në Superligë – nga pozita e parë.
Feronikeli ’74 e mbylli sezonin me 57 pikë.
Nga ky grup i Ligës së Parë është Liria që do ta kërkojë rikthimin në elitë përmes barazhit.