Bruno Fernandes me statistikat e tij dhe paraqitjet e treguara deri tani, mund të cilësohet si njëri prej transferimeve më të qëlluara këtë vit.
Më 29 janar të këtij viti Manchester United konfirmoj se kanë arritur marrëveshje me Sporting Lisgon për transferimin e Fernandes për 80 milionë euro.
Ai debutimin e tij e bëri më 1 shkurt, duke zhvilluar 90 minuta në barazimin pa gola ndaj Wolverhampton Wanderes.
Së fundmi ai është shndërruar në lojtarin kryesor të Djajve të Kuq, ku ka shënuar 18 gola në 29 paraqitjet e zhvilluara deri më tani.
Vëmendje të madhe mori paraqitja e tij ndaj Leicester Cityt, ku portugezi asistoi në golin e parë dhe shënoi të dytin duke dëshmuar vetën për parat e shpenzuara në të.