Prishtina e Re ka shënuar fitore ndaj Ferizajt, me rezultat 4-2, në kuadër të xhiros së katërt të Grupit B në Ligën e Parë.
Për ekipin e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi është humbja e parë në këtë edicion.
Prishtina e Re, regjistroi fitoren e tretë në këtë kampanjë, duke arritur në shifrën e nëntë pikëve.
Të premten është zhvilluar edhe një ndeshje tjetër e kësaj xhiroje, por në kuadër të Grupit A.
Trepça ’89 ka triumfuar në udhëtim te Rilindja 1974, me shifrat 3-0.