Ferizaji ka arritur ta marrë një pikë shumë të rëndësishme ndaj Ballkanit e cila ka bërë një hap prapa në luftë për vendin e parë. Rezultati i takimit përfundoi 1-1.
Ballkani ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Arber Prekazit nrekazit në minutën e 17’.
Ferizaji nuk u dorëzua për asnjë moment derisa rezultatin e barazoi në minutën e 78’ me një gol nga gjuajtja e lirë e ku shënoi Albin Krasniqi.
Ferizaji me këtë pikë është në vendin e 10-të me 26 pikë, ndërsa Ballkani i Ismet Munishit në vendin e 4-të me 50 pikë pesë më pak se Drita e cila është në vendin e parë.