Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi nuk arriti që në ndeshjen e sotme me Fenerbahcen të kalojë në finale të Kupës së Turqisë.
Skuadra e Trabzonspor arriti që të kalojë në epërsi që në minutën e 6’, me golin e shënuar na Sorloth.
Mirëpo Fenerbahce arriti që të shënojë në minutën e 42’ dhe kështu pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë.
Por skuadra e Trabzonspor arriti që të shënojë edhe njëherë tjetër në minutën e 83’, e ku prap protagonist ishte Sorloth i cili u asistua nga Ekuban.
Në minutat shtesë për skuadrën e Trabzonspor arriti të shënojë edhe Novak.
Kështu kjo ndeshje përfundoi me rezultat 1-3 dhe me rezultat të përgjithshëm 2-5.