FC Prishtina niset për në Budapest, nesër ndeshja ndaj Ferencvarosit

Skuadra e Prishtinës nesër takohet me Ferencvarosin.

Prishtina dhe Ferencvaros takohen me fillim nga ora 20:00 në kuadër të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Stafi i FC Prishtinës është nisur sot për në Budapest, ku edhe do të zhvillohet takimi i nesërm.

Në faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina kanë publikuar një fotografi ku shihet se janë gati për të udhëtuar në Hungari.

Kryeqytetasit poashtu njoftojnë se sonte në orën 18:45 do të mbajnë seancë stërvitore në “Groupama Arena”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *