Skuadra e Prishtinës takohet sonte me Connah në kuadër të kualifikimeve për UEFA Conference League.
Prishtina dhe Connah takohen sonte me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri.
FC Prishtina ka bërë thirrje që tifozët të vijnë në stadium dhe ta bëjnë përhajr Bajramin.
Ja postimi i tyre:
“Ju bëftë mirë dreka e Bajramit e dikur kah mbrëmja dilni në stadium e të gjithë së bashku të bëjmë përhajr Bajramin.
Me fat Kurban Bajrami të gjithë adhuruesve të klubit anekënd globit”, shkruan FC Prishtina në rrjetin social, Facebook.