Gjatë ditës së djeshme në media është raportuar se trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli është në bisedime me klubin Besës së Pejës, që është inkuadruar në Superligë javë me parë.
Por një lajm të tillë e ka përgënjeshtruar vet Sokoli.
Ai për Gazetën inFokus ka thënë se nuk janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar dje nëpër media.
“Lajmet që kanë qarkulluar dje nëpër media nuk janë të vërteta, mua nuk me ka kontaktuar askush deri me sot”, ka deklaruar Sokoli.