Tre gjyqtarët kryesorë të ndeshjes përmbyllëse të xhiros së parë të edicionit të ri mes Manchester United dhe Wolves mbrëmë, janë pezulluar.
Gjyqtari Simon Hooper, gjyqtari i video-asistentit Michael Sailsbury dhe ndihmësi i VAR Richard West nuk janë përzgjedhur për një ndeshje të Premier League, raporton Sky Sports.
Kjo vie pasi nuk u akordua një penallti në favor të skuadrës së Wolves në fund të ndeshjes, ku portieri Onana goditi futbollistin e ‘ujqërve’ në kokë.
Si rrjedhojë e kësaj, jo vetëm që gjyqtari kryesor refuzoi ta shikojë përsëritjen me VAR në ekran, por ai edhe e ndëshkoi me karton të verdhë trajnerin e Wolves pas protestave.
Kujtojmë që komisioni i gjyqtarëve veçse i kishte kërkuar falje pas përfundimit të ndeshjes trajnerit Gary O’Neil, për atë që kishte ndodhur.
Ky nuk është rasti i vetëm që ka ndodhur në Premier League, pasi një i tillë kishte ndodhur edhe edicionin e kaluar, në sfidën mes Arsenalit dhe Brentfordit.