Favoritët kalojnë në rrethin e tjetër të Kupës së Kosovës

Kampioni në fuqi Llapi dhe Prishtina e Ballkani kanë kaluar në rrethin e 16 në të mirëve në Kupën e Kosovës të mërkurën.

Llapi, i cili e fitoi Kupën sezonin e kaluar duke e mundur Prishtinën në finale, pasi e mposhti 2:1 Kikën në rrethin e dytë.

Bianor Neto dhe Kastriot Selmani shënuan në Merdarë për ta dërguar skuadrën e Tahir Batatinës në rrethin tjetër.

Në rrethin e 16 më të mirëve, skuadrës nga Podujeva i bashkohen edhe favoritët e tjerë të Superligës, si finalistja e vitit të kaluar Prishtina, Ballkani dhe Gjilani.

Prishtina e mundi bindshëm 4:0 Besën në Pejë, ndërkohë që Ballkani e mposhti 3:1 Rahovecin në udhëtim.

Gjilani i Ismet Munishit e mundi 1:0 A&N në udhëtim, ndërsa Drenica fitoi 3:1 ndaj Vllaznisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *