Nuk po ia do. Ansu Fati është ndalur sërish.
Talenti i Barcelonës, që pritej të shkëlqente, sidomos pas largimit të Lionel Messit, po qëndron më shumë në infermieri sesa në fushë.
Lëndimet e shumta dhe të rënda ia kanë pamundësuar atij që të luajë disa ndeshje me radhë dhe të tregojë cilësitë e tij.
Fati, që sapo ishte rikthyer nga lëndimet e njëpasnjëshme, u dëmtua sërish në Kupën e Mbretit kundër Athletic Bilbaos.
Ai u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 95-të, kur Barça po barazonte 2-2 me Bilbaon.
Fati, i zemëruar me lëndimet e shumta që s’po e lënë rehat, u largua mes lotëve nga fusha.
Kësaj radhe, lëndimi i Fatit është tërheqja muskulore, që të paktën do ta lërë tre javë jashtë fushave.
Ansu Fati heads down the tunnel with an injury. pic.twitter.com/yhJ4yokXT2
— ESPN FC (@ESPNFC) January 20, 2022