Tottenhami fitoi sfidën ndaj Evertonit me rezultatin 1-0. Trajneri Jose Mourinho mposhti me shumë fat mikun dhe rivalin e tij Carlo Ancelotti, pasi 90 minutat e luajtura patën shumë emocione.
Sfida ishte e fortë dhe shumë e luftuar, pasi të dy ekipet donin që të rrëmbenin 3 pikët. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e “Spursave” me shumë fat. Lo Celso goditi drejt portës në minutën e 24′, topi gjeti trupin e Micheal Keane dhe përfundoi në rrjetë. Autogol i pafat për liverpulasit.
Tottenham përjetoi dhe një skenë aspak të mirë kur po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, pasi Son dhe Lloris debatuan me njëri-tjetrin. Shokët e ekipit shmangën sherrin mes tyre. Pjesa e dytë ishte sërish e bukur dhe me aksione të shpejta, por nuk u shënua asnjë gol.
Another angle of Hugo Lloris & Son being separated at half-time ? pic.twitter.com/QpeIAgLmvi
— Football Daily (@footballdaily) July 6, 2020