Mrekullitë ndodhin! Edhe kur kundërshtari yt është më i madh në letër, edhe kur ka një buxhet disa herë më të lartë, por sidomos edhe kur ndeshja është një “finale”, pra pa vajtje-ardhje dhe luhet nën temperaturat mbi 30 gradë celcius!
Teuta ia del mbanë dhe mund 2-0 Beitar Jerusalem në turin e parë kualifikues të Europa League. Djemtë e Detit shënuan nga një gol për pjesë. Fillimisht ishte Krasniqi ai që pas vetëm 5 minutash do të realizonte me kokë, ndërsa në pjesën e dytë, rreth fundit, Hebaj do të dyfishonte shifrat.
Në mes, dominim i ekipit verdhezi mik që iu afrua golit në të paktën 5 momente, por Stivi Frashëri ishte i pakalueshëm. Do të shpërdoronte shumë edhe ekipi durrsak me Arapi e Vila, por në fund do të gjente golin e qetësisë dhe biletën për në turin e dyë kualifikues!
Një arritje e madhe duke njohur kundërshtarin!