Ylli argjentinas, Lionel Messi ka një kontratë të frikshme të nënshkruar me Barcelonën vite më parë, ku fitimet janë vërtetë marramendëse.
Gjatë javëve të fundit është përfolur shumë për borxhet e mëdha të klubeve, ku njëra nga ato padyshim se ishte edhe Barcelona.
Njëra nga arsyet e borxheve të mëdha të klubit nga Camp Nou është edhe pagesa e madhe për kapitenin e skuadrës, Messi.
Sipas gazetës El Mundo, kontrata aktuale e Messit me Barcelonën ka një vlerë totale prej 555 milionë eurosh.
Messi nënshkroi marrëveshjen në vitin 2017 dhe përfshinte një bonus prej 15.2 milionë eurosh vetëm për pranimin e kontratës dhe një pagesë tjetër prej 78 milionë eurosh për “besnikërinë” ndaj klubit.
Si shtesë, Messi ka kontratë katërvjeçare prej 138 milionë eurosh në sezon, kontratë e cila ka përfshirë bonuse pavarësisht dështimeve të Barcës në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/