Stadiumi “Fadil Vokrri”, mund të mos rinovohet fare dhe të ruhet si trashëgimi dhe traditë historike.
Kjo për arsye të vjetërsisë së strukturave origjinale të tij, të cilat, sipas Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mund të mos e durojnë edhe një tjetër ndërhyrje për renovim.
Sipas tij, kjo çështje është duke u vlerësuar nga ekspertë e ndërtimit dhe më pas do të merret një vendim final.
Ai ka thënë se stadiumi “Fadil Vokrri”, duhet të ruhet edhe si trashëgimi dhe traditë me rëndësi, ndërsa potencoi nevojën që kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, të ketë një stadium krejtësisht të ri.
Duhet cekur se “Fadil Vokrri”, është stadiumi i vetëm në Kosovë që plotëson kriteret e UEFA-s, për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Ndryshe, në planin pesë vjeçar, Çeku ka bërë të ditur se do të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume të futbollit.