Arsenal ka marrë një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e sotme pasi ka mundur 2-0 Manchester City-n në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë dhe ka siguruar një vend në finalen e madhe.
Protagonisti i sfidës së luajtur në Wembley ka qenë Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka gjunjëzuar skuadrën e Pep Guardiola me një dygolësh.
Ylli afrikan ka zhbllokuar takimin në minutën e 19-të me një goditje mjeshtërore dhe e mbyllur ndeshjen në pjesën e dytë me golin e shënuar në minutën e 71-të.
Topçinjtë do të ndeshjen në finale me fituesen e Manchester United-Chelsea, ndeshje që do të luhet nesër në orën 19:00.