Evropiani U-17, Duka: Event që i shërben shumë futbollit shqiptar!

Kampionati evropian U17 vjen për herë të parë në Shqipëri.

Një turne i këtyre përmasave kërkon një angazhim të madh dhe investime në infrastrukturë.

Po çfarë domethënie ka për vendin tonë ky event, jo vetëm në dimensionin sportiv?

Pikërisht për këtë, foli në një intervistë për “Opinion” në Klan, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Duke pasur parasysh eksperiencën e administratës së FSHF, aplikuam edhe për një turne final, që për ne është shumë i rëndësishëm. Një nga garat më të rëndësishme që organizon UEFA në Europë, përgatitja është një punë jashtëzakonisht e madhe, padyshim e mbështetur nga një armatë njerëzisht të FSHF-së”, u shpreh Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *