Evropiani në Prishtinë fillon sot me këto katër ndeshje

Çdo gjë është gati për Kampionatin Evropian për hendbollistet deri në 19-vjeç, që prej sot deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë.

Ndeshjet do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, ndërsa Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) ka bërë të gjitha përgatitjet që Evropiani të ketë rrjedhën e duhur.

Marrin pjesë hendbolliste nga nëntë ekipe kombëtare. Kombëtaret janë të ndara në dy grupe.

Në Grupin A janë Sllovakia, Italia, Finlanda, Kosova dhe Britania e Madhe. Në Grupin B bëjnë pjesë Austria, Polonia, Letonia dhe Izraeli.

Në kuadër të Grupi A, të shtunën prej orës 12:15 është ndeshja Finlanda – Britania e Madhe. Sllovakia e Kosova takohen prej orës 19:30. Një orë më herët është hapja zyrtare e Kampionatit Evropian të Divizionit të dytë.

Në Grupin B, Austria e Letonia luajnë prej orës 14:30. Ndërkohë Polonia e Izraeli përballen prej orës 16:45.

Ndeshjet e para pritet të dëshmojnë forcën e vërtetë të ekipeve kombëtare dhe janë me rëndësi të madhe.

Kombëtarja e Kosovës është përgatitur për kohë të gjatë në Gjakovë e Prishtinë, ndërsa ka pasur edhe dy ndeshje kontrolluese me Bullgarinë. Në shtabin teknik vlerësojnë se vajzat janë gati për të shfaqur më të mirën e mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *