Kosova është gati për sfidën ndaj Sllovakisë, ndeshje e cila luhet sonte në Prizren në Palestrën “Sezai Surroi”
Dardanët janë stërvitur maksimalisht dhe me përkushtim të lartë para sfidës shumë të rëndësishme ndaj Sllovakisë, e vlefshme për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.
Kosova do të zhvillojë sonte ndeshjen e dytë parakualifikuese, me synimin e qartë për të arritur fitore para tifozëve vendorë.
Ndeshja nis nga ora 21:00.
Atmosferë e zjarrtë pritet në Prizren, ku përkrahja e tifozëve do të jetë një armë shtesë për Dardanët në këtë duel vendimtar. Të gjithë sytë sonte në parket.