“Euro2020” vazhdon edhe sot me pushim, nga nesër ndeshjet çerekfinale

Edhe sot (e enjte), Kampionati Evropian i futbollit “Euro2020” nuk do të ketë ndeshje në program.

Kjo ësht dita e dytë e pushimit pas përfundimit të fazës së 1/8 së finales në evenimentin e madh të kontinentit të vjetër.

Adhuruesit e futbollit nga nesër do kenë mundësi të shikojnë ndeshjet çerekfinale të “Euro2020” e që pritet të sjellin spektakël.

Përballja hapëse e fazës çerekfinale është ajo në mes Zvicrës dhe Spanjës e cila luhet në “Gazprom Arena” në Saint Petersburg.

Po të njëjtën ditë, luhet edhe super ballafaqimi i gjigantëve, Belgjikë – Itali.

Çiftet e plota të fazës çerekfinale në “Euro2020”:

ZVICRA – SPANJA

BELGJIKA – ITALIA

ÇEKIA – DANIMARKA

UKRAINA – ANGLIA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *