Kampionati Evropian i cili sivjet si kurrë më parë po sjell emocione të jashtëzakonshme kjo për shkak të rezultateve shpesh të papritura, me përfundimin e ndeshjeve të 1/8 tës së finales ka shkuar në pushim dy ditor.
Kështu sot e nesër kombëtaret që janë kualifikuar në çerekfinale pushojnë, për t’u rikthyer në fushë të premten me ndeshjet Zvicra – Spanja që luhet nga ora 18:00 në San Petersburg dhe nga ora 21:00 një tjetër ndeshje e madhe ku ndeshën Belgjika e Italia, sfidë kjo që luhet në “Allianz Arena” në Mynih.
Dy ndeshjet tjera Çekia – Danimarka dhe Ukraina – Anglia luhen ditën e shtunë.