Skuadra e SPAL-it siguroi fitoren e dytë radhazi në Serinë B, duka shfaqur ambiciet për t’u ringjitur menjëherë në elitën e futollit italian.
Meritë të veçantë në suksesin 0-1 në fushën e Regginas kishte portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, që ruajti të paprekur rrjetëm, duke i dhënë vlerën maksimale golit të shënuar nga Castro pas gjysmë ore lojë. Vetëm tetë minuta para këtij momenti, Menez i Regginas u ndëshkua me karton të kuq .
Edhe pse në inferioritet numerik, vendësit bënë gjithçka të paktën për të shmangur humbjen, por pengesa kryesore rezultoi Etrit Berisha, që i prit penalltinë Denisit në minutën e 61-të.
Tri pikë me shumë vlera për SPAL-in, që pas 6 javëve të para ngjitet në vendin e shtatë me 9 pikë.