Erling Haaland djaloshi i artë në Champions League

Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund, Erling Haaland vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes me performancën e tij.

Ai mbrëmë shënoi dy gola vendimtarë për t’i sjellë fitoren skuadrës së tij nda Sevillas në udhëtim me rezultat 2:3.

20-vjeçari realizoi golin e dytë dhe të tretë duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion.

Me këto dy gola Haaland është shënuesi më i mirë momental në Champions League me 8 gola. Pas tij renditen Marcus Rashfort (Manchester United), Neymari ( PSG), Alvaro Morato (Juventus) me nga 6 gola dhe Kylian Mbappe me 5 gola.

Mbappe ishte hero i kësaj xhiroje në Ligën e Kampionëve pasi shënoi het-trik kundër Barcelonës. Gara e këtyre 5 sulmuesve që i prijnë Championsit këtë vit do të jetë mjaftë interesant sa i përket luftës për “Këpucën e Artë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *