Erling Haaland: 14 gjëra që s’i keni ditur për adoleshentin që ka pushtuar botën e futbollit

Erling Haaland është njëri ndër personat më të komentuar pas paraqitjes së tij në ndeshjen e së martës mes Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germainit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, ku me dy golat e tij ia dha fitoren me rezultat 2:1 klubit gjerman.

Sulmuesi norvegjez, i cili është vetëm 19-vjeçar, i shënoi të dyja golat e Dortmundit kundër PSG-së – e para ishte nga afërsia, ndërsa e dyta ishte një supergol me këmbën e majtë nga jashtë zonës së 16-metërshit, transmeton GE.

Tani Haaland i ka regjistruar 11 gola për Dortmundin në vetëm shtatë paraqitje. Statistikat e tij për këtë sezon janë mbresëlënëse: ai i ka shënuar 39 gola, gjashtë het-trike, dhjetë gola në shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Por, Haaland tani po merr vëmendje edhe për disa karakteristika të tjera të tij, si dëshira e tij si fëmijë për t’u bërë repist dhe intervistat e tij të çuditshme. Më poshtë mund t’i gjeni 14 fakte për norvegjezin që mund të mos i keni ditur më parë.

1. Ai kishte lindur në Leeds të Anglisë dhe është tifoz i Leeds Unitedit.

2. Ai e theu rekordin për kërcimin më të gjatë në botë nga një pesëvjeçar.

3. Nëna e tij ishte kampione e Norvegjisë në heptathlon.

4. Ai debutoi si profesionist në moshën 15-vjeçare.

5. Mundësinë e parë të madhe në karrierë ia dha Ole Gunnar Solskjaer, sa kishte qenë trajner i Moldes.

6. Sa ishte në Molde, ai njihje me nofkën “Njeriu-fëmijë”.

7. Kur kishte qenë i vogël, ëndërronte të bëhej repist dhe e quante veten “Flow Kingz”.

8. Ai s’frikësohet të “çmendet” para kamerave.

9. Haaland i kishte shënuar nëntë gola në një ndeshje të Kupës së Botës për ekipet U-20.

10. Idhulli i tij është Zlatan Ibrahimovic.

11. Ai i mban disa rekorde në Ligën e kampionëve: futbollisti që ka arritur t’i shënojë dhjetë gola më së shpejti, futbollisti që ka shënuar më së shumti gola në sezonin e tij debutues në Evropë, futbollisti më i ri në moshë që ka shënuar het-trik në Ligën e Kampionëve brenda pjesës së parë.

12. Kënga e tij e preferuar është himni i Ligës së Kampionëve.

13. Ai nuk flet shumë në intervista.

14. Ai e ndjek dietën e Cristiano Ronaldos./topi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *