Erjona Sulejmani: Ka shumë futbollistë që janë homoseksualë

Ish-gruaja e futbollistit Blerim Xhemaili, Erjona Sulejmani, është e sigurt që ka shumë homoseksualë në futboll, transmeton “Zeri.info”.

Ajo nuk e kupton se pse homoseksualiteti është ende një problem.

“Mendoj që do të ndryshojë. Ka shumë homoseksualë në futbollin profesionist”, ka thënë Sulejmani.

Modelja shqiptare gjithashtu ka thënë se ishte ndjerë e neglizhuar gjatë martesës me Xhemailin.

“Sot, kur jam një grua e lirë dhe e lumtur, e kuptoj se sa e vështirë është jeta si një grua e një lojtari. Ju e neglizhoni jetën tuaj, ndryshoni shtet, qytet, punë”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *