Eris Abedini sot ka një rast të mirë për t’i treguar vlerat e tij.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës U21, është ftuar te klubi A i Granadës për ndeshjen kundër Real Sociedatit.
Një vendimi i tillë është marrë nga klubi spanjoll për shkak se kanë probleme me futbollistët me Covid-19.
Para një muaji, Abedini firmosi kontratë zyrtare me klubin e Granadës, por paraqitjet e tij i bënte me skuadrën B.
Kjo do të jetë paraqitja e parë e Abedinit në La Liga.