Inter do të përpiqet të finalizojë një marrëveshje e cila do të mundësonte shkëmbimin e mesfushorëve Christian Erisken – Granit Xhaka me Arsenal.
Është Corriere dello Sport që raporton se shkëmbimi Eriksen – Xhaka po kërkohet nga Inter.
Eriksen pritet të largohet nga Inter në afatin e janarit, pasi nuk ka arritur të bind trajnerin Antonio Conte.
Arsenal është në mesin e skuadrave të interesuara për Eriksen, dhe Inter do të tentojë një shkëmbim me Xhakën.
Ardhja e Thomas Partey tek Arsenal mund të bëjë që Xhaka të pajtohet me një lëvizje drejt Milanos, tek Inter./Lajmi.net/