Gazeta e madhe italiane “Il Corriere dello Sport” raporton se Christian Eriksen u tha shokëve të skuadrës së Interit se ai “kishte qenë me fat” dhe se do të kthehet në fushë pas “katër ose pesë muajsh”.
Danezi u takua dje me shokët e tij të skuadrës në Appiano Gentile, ndërsa ishte hera e parë pasi pësoi sulm në zemër në ndeshjen e parë me Danimarkën në “Euro2020”.
Sipas mediumit Italian, Eriksen i mbajti lotët kur pa shokët e tij të skuadrës dhe u tha atyre se “kishte qenë me fat”.
Ai gjithashtu shtoi se do të kthehet në aksion “në katër ose pesë muaj”.
Eriksen sulmin në zemër e kishte pësuar më 12 qershor, ndërsa kishte qenë në rrezik për jetën.
Gjendja e tij u përmisua tek pas dërgimit në spital.